Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Helmohen 39 persona në një lokal dasmash në Elbasan, AKU-ja bllokon biznesin

Helmohen 39 persona në një lokal dasmash në Elbasan, AKU-ja bllokon biznesin
August 07
11:22 2018

Dasmorët e tri dasmave të zhvilluara në të njëjtin lokal në qytetin e Elbasanit, kanë përfunduar në spital me dhimbje të forta stomaku. Nga “Ballkanweb” mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, 39 persona, mes tyre dy fëmijë, i janë drejtuar spitalit të Elbasanit pasi ishin helmuar.

Tre nga personat e helmuar, të cilët kanë shfaqur edhe komplikacione më të mëdha, janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Nëndrejtori i Spitalit të Elbasanit, Luan Rapi thotë se tetë persona kanë marrë mjekim ambulator pak pas mesnate. Sakaq, ai shton se tashmë pacientët paraqiten në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihet shkaku nga se ka ardhur helmimi, por AKU-ja (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) ka mbyllur restorantin “Laguna blu” si pasojë e mungesës së kushteve higjenosanitare. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje