Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Helmimi i nxënësve në Paskuqan, reagon QSUT

Helmimi i nxënësve në Paskuqan, reagon QSUT
October 07
16:39 2016

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me lajmin e një dite më parë, atë të helmimit të disa nxënësve në Paskuqan.

Në njoftimin e saj për mediat, QSUT bën me dije se u paraqitën 7 nxënës të shkollës “Jashar Hoxha”, të cilët u observuan për disa orë.

“Janë paraqitur 7 nxënës të shkollës “Jashar Hoxha”. Nxënësit u observuan nga mjekët për disa orë dhe iu kryen të gjitha ekzaminimet te Shërbimi i Toksikologjisë. Theksojmë se nuk u evidentua asnjë sindromë klinike toksikologjike”,- citohet në reagimin e QSUT-së. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje