Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Helmimi i nxënësit në Bulqizë: Fëmijët qëndruan të mbyllur në klasën me gaz, mësuesja nuk i linte të dilnin

Helmimi i nxënësit në Bulqizë: Fëmijët qëndruan të mbyllur në klasën me gaz, mësuesja nuk i linte të dilnin
October 25
11:30 2019
Janë zbardhur sot disa detaje të reja në lidhje me helmimin e maturantëve të gjimnazit të Bulqizës, të cilët përfunduan në spital në gjendje të rëndë.

Ata kishin qëndruar për një orë në klasën ku ishte shpërndarë një lëndë e gaztë me qëllim bojkotimin e mësimit.

Infermierja e Spitalit të Bulqizës ka treguar për “Report Tv” se ata i kanë kërkuar mësueses të dalin jashtë, por kjo e fundit nuk i ka lënë derisa ka parë një përkeqësim të gjendjes së tyre.

Deklarata e infermieres:

“Fëmijët erdhën tre të parët këtu, kishin probleme me frymëmarrje kishin dhimbje koke, të përziera. Ia matëm tensionin. Kishin rrahje zemre të larta. I nisëm në Peshkopi. Erdhën edhe katër të tjera ato i çuam në Bulqizë. Filluam mjekimin, njëra ishte më keq. Erdhën edhe të tjera. Nëna e njërës prej tyre tha se kishte dhimbje barku edhe të vjella. Kanë ardhur këtu edhe pasi kanë shkuar tek shtëpia.

Kanë ardhur të tjerë edhe pas 9 të parëve. Fëmijët thanë se pasi ishin futur në klasë pas pushimit, ishin ndjerë keq. Mësuesja kishte qenë duke bërë mësim dhe i kanë kërkuar ta dalin jashtë por ajo nuk i kishte nxjerrë se kanë rregullat e veta. Kanë qëndruar për një orë brenda. Dikush thoshte që i dhimbte koka, dikush thoshte se i vinte për të vjellë. Derisa të dalin përgjigjet e analizave klasa do të qëndrojë e mbyllur”, thotë infermierja.

Në total janë 9 nxënës, të cilët janë shtruar në spitalin e Bulqizës dhe Dibrës dhe njëra nga maturantet thuhet se është në gjendje të rëndë.

/Blitz.al/

Share