Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Helikopteri i organizatorëve të grushtit të shtetit në Turqi ulet në Greqi

Helikopteri i organizatorëve të grushtit të shtetit në Turqi ulet në Greqi
July 16
12:42 2016

8 persona, 7 prej të cilëve të menduar si organizatorët e grushtit ushtarak të shtetit në Turqi dhe 1 civil, kanë kërkuar azil politik në shtetin grek. Të paktën kështu raporton policia greke.

Sipas televizionit grek, ERT, helikopteri turk është ulur në Greqinë Veriore, në Alexandroupolis.

Fraksione të ushtrisë turke tentuan të rrëzojnë presidentin Erdogan, por u ndaluan nga populli besnik dhe mbështetës i presidentit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk i ka kërkuar homologut grek rikthimin e tyre në atdhe.

Shperndaje