Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hazard nuk i kursen fjalët e mira për Mbappé: Kur ishte i vogël shihte si luaja, tani ndodh e kundërta”

Hazard nuk i kursen fjalët e mira për Mbappé: Kur ishte i vogël shihte si luaja, tani ndodh e kundërta”
July 09
19:21 2018

Në prag të gjysëmfinales së Kupës së Botës midis Blegjikës dhe Francës, kapiteni i Blegjikës Eden Hazard u intervistua nga Beln Sport. Ai gjatë intervistës ka folur për ekipin Francez ku nuk i ka kursyer fjalët e mira për rivalët e tij Kylian Mbappé dhe N’golo Kante. Këto janë fjalët e tij të publikuara nga Mundo Deportivo: “Mbappe ka parë videot e mia kur ishte i vogël dhe e bëntë për të më imituar. Tani jamë unë ai që shej videot e tij dhe kam një respekt të madh për atë që ai bën në atë moshë kaq të re.

Në futbollin modern kjo është diçka unike. Ndërsa me Kantë luaj prej një viti dhe është më i miri në pozicionin që ka. Kur ai është në formën më të mirë skuadra që ai luan ka një shans 95% për të fituar ndeshjen. “ – ka përfunduar Hazard i cili është vlersuar shumë nga të gjithë tifozët për fjalët e mira.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje