Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Haxhinasto takon nënkryetarin e bashkisë së Torinos: Futja e biletës elektronike në tri linja

Haxhinasto takon nënkryetarin e bashkisë së Torinos: Futja e biletës elektronike në tri linja
April 15
18:44 2016

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto,  ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e bashkisë së Torinos, Claudio Lubatti,  dhe përfaqësues të kompanisë së transporitit italiane “ GTT”. Në takim është diskutuar për përforcimimin e bashkëpunimit në transportin ndërqytetas por dhe shkëmbimin e eksperiencave në monitorimin dhe kontrollin e trafikut.

Lubatti e njohu  ministrin me marrëdhëniet e shkëlqyera që bashkia ka me komunitetin shqiptar atje. Ata kanë diskutuar mes tyre rreth reformës që është ndërmarrë në transportin ndërqytetas, duke theksuar se sfida e reformës është rikonstruktimi i plotë i këtij sektori, krijimi i shoqërive aksionere në bashkitë e vendit dhe rinovimi i flotës brenda 5 viteve në vazhdim. Lubatti e ka njohur ministrin me sistemin e biletimit elektronik, që po aplikohet aktualisht në Torino duke e konsideruar si eksperiencë të suksesshme  dhe efektive në ekonomi pasi redukton me 20-30% evazionin në këtë sektor.

Ministri Haxhinasto tha se biletimi elektronik është në planet e ministrisë për ta aplikuar si projekt pilot në tre linja kryesore Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Shkodër, me qëllim që qytetarët të paguajnë vetëm për kilometrat që përshkojnë.

Komento
Shperndaje