Hashim Thaçi uron Presidentin e rizgjedhur turk Erdogan, mediat “kapin” gafën e tij në gjuhën turke

Siç dhe e lexuat më herët në një artikull të Blitz.al (që mund ta gjeni këtu) , Presidenti turk Erdogan mori një fitore historike në zgjedhjet e mbajtura dje në Turqi, duke fituar edhe një mandat tjetër 5-vjeçar qeverisës.
Ndër urimet e shumta që ka marrë nga homologë të tij, në sy të mediave shqiptare ka rënë pikërisht urimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Urime Presidentit të Turqisë – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë midis Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat.” – ka shkruar ai në Twitter.
Por, togfjalëshi në turqisht “takbir ederiz” nuk bën sens. Me siguri presidenti kosovar ka dashur të shkruajë “tebrik ederiz” që përkthehet “urime”, por e ka ngatërruar.
E sidoqoftë, në këto raste, siç themi ne shqiptarët “e rëndësishme është të kuptohet ideja” dhe me siguri idenë, Presidenti Erdogan do ta ketë kuptuar. /Blitz.al/