Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hashim Thaçi betohet si President i Kosovës: Kam përgjegjësi të re për Kosovë të re

Hashim Thaçi betohet si President i Kosovës: Kam përgjegjësi të re për Kosovë të re
April 07
09:51 2016

Hashim Thaçi është betuar si President i Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij në këtë seancë solemne, Thaçi u shpreh fillimisht se ky është një emocion i veçantë në jetën e tij dhe ndihet i nderuar.

“Kosovën e ndërtuam bashkë. Unë betohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, jam i angazhuar në procesin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shpreh besimin se do të vazhdohet me qeverisje të mirë. Do të punoj për reformën në drejtësi, do të angazhohem në luftën kundër korrupsionit, do punojmë së bashku në mënyrë aktive për tu anëtarësuar në nismat europiane. Do vijojmë të jemi pjesë e bllokut antiterrorist dhe do vazhdojmë të luftojmë kundër terrorizmit.”, u shpreh ai ndër të tjera.

Presidenti i ri i Kosovës mori përsipër përgjegjësitë dhe detyrat e tij për një Kosovë të re. “Të kaluarën nuk e ndryshojmë dot, por s’do e përsërisim.”, tha ai.

Presidenti i zgjedhur do të pasojë në postin e Kreut të Shtetit, presidenten Atifete Jahjaga. Më 8 prill, në sheshin ‘Skënderbeu’, që gjendet pranë objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, do të organizohet një ceremoni festive solemne, në të cilën do të shënohet dorëzim – pranimi i detyrës nga presidentja Atifete Jahjaga te presidenti i ri Thaçi, ku presidenti i ri do të mbajë edhe fjalimin inaugurues.

Teksa presidenti Thaçi ishte duke mbajtur fjalën e tij, një grup i vogël i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje tentuan ta pengojnë atë. Ata gjuajtën me gurë në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës. “lajmi.net” raporton se dy personat që gjuajtën objektin e  Kuvendit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

 

Etiketimet
Shperndaje