Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harta e tërmeteve, Shqipëria me rrezikshmëri të lartë

Harta e tërmeteve, Shqipëria me rrezikshmëri të lartë
August 26
18:39 2016

Tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë qendrore ka frikësuar vendet e tjera europiane nëse secila prej tyre është po aq e rrezikuar. E nëse flasim për Shqipërinë, të dhënat e Shërbimit Sizmiologjik zviceran e rendisin vendin tonë ndër vendet me rrezikshmëri të lartë.

Në hartën e aktivitetit sizmiologjik të Europës, Shqipëria është e ngjyrosur me ngjyrë të errët, çka tregon se vendin tonë e karakterizon një aktivitet i lartë sizmik, tregues që shpjegon rënien e shpeshtë të tërmeteve.

Dhe nëse do u referohemi qyteteve të goditura më shpesh nga tërmetet në Shqipëri, rendisim Shkodrën, Dibrën, Lushnjë, Elbasanin, Durrësin, Vlorën, Sarandën.

Dy ditë më parë, Italia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballë, i cili shkaktoi viktima të shumtë në njerëz dhe dëme të shumta materiale. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje