Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Haradinaj sot në gjyq. A do ta pranojë Franca ekstradimin?

Haradinaj sot në gjyq. A do ta pranojë Franca ekstradimin?
January 12
10:07 2017

Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës franceze në Colmar, ku do të vendoset nëse do të lirohet nga akuzat apo do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin në Serbi.

Ditën e djeshme, mediat serbe bënë me dije se Ministria serbe e Drejtësisë kishte bërë gati kërkesën për ekstradim dhe dokumentacionin përkatës për të çuar në Serbi për gjykim kreun e AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Vetë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se Haradinaj kërkohet për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999, për të cilat sipas saj ai nuk është gjykuar në Hagë.

Kërkesa dhe faktet e reja të dërguara nga Serbia për Haradinajn do të paraqiten sot para gjyqit në Colmar të Francës.

Prej disa ditësh ka pasur një valë protestash në disa vende ku jetojnë shqiptarë që kërkojnë lirimin e Haradinajt, pasi ai shihet nga mbarë opinioni publik si një hero i mbrojtjes së territorit të Kosovës gjatë luftës. /Blitz.al/

Shperndaje