Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Haradinaj shkarkon zv.ministren:”Deklaratë e papranueshme”

Haradinaj shkarkon zv.ministren:”Deklaratë e papranueshme”
March 25
19:00 2019

Dita e djeshme shënoi 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi, një ngjarje me rëndësi për Kosovën. Shumë personazhë në fushën e politikës përkujtuan këtë datë të veçantë, por deklarata e një zyrtareje në Kosovë ka bërë që sot Ramush Haradinaj ta shkarkojë nga detyra.

Vesna Mikiq, zëvëndësministrja e Drejtësisë u shpreh dje se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb. Kjo deklaratë është konsideruar e papranueshme nga Haradinaj.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq.”- ka lajmëruar ai nëpërmjet një psostimi në Facebook.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje