Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Haradinaj në Francë edhe më parë, por nuk u arrestua

Haradinaj në Francë edhe më parë, por nuk u arrestua
January 05
09:16 2017

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua ditën e djeshme nga autoritetet policore franceze, ka qenë edhe më parë në Francë, por nuk është arrestuar.

“Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve sonte janë në Lion të Francës”, – thoshte para 7 muajsh Haradinaj, teksa po shihte ndeshjen Francë-Shqipëri në Lion të Francës.

Madje ai kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lionit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares Shqiptare.

Për arrestimin e tij kanë reaguar fuqishëm autoritetet shtetërore kosovare. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.

Pritet që Haradinaj të lirohet ditën e sotme rreth orës 13:00, pasi ai është mbajtur në paraburgim përgjatë gjithë natës së mbrëmshme. /Blitz.al

Shperndaje