Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Haradinaj del hapur kundër Thaçit: “Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë”

Haradinaj del hapur kundër Thaçit: “Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë”
August 07
16:32 2018

Një luftë verbale ka nisur  mes krerëve të institucioneve në lidhje me çështjet e kufijve të shtetit më të ri të Evropës.

Kryeministri i KOsovës Ramush Haradinaj është shprehur se lëvizja e kufinjëve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë dhe sipas tij çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është një njohje reciproke nga të dyja anët.

Pas mbledhjes së qeverisë ai në konferencë për shtyp u shpreh se: “ Kufinjtë janë vendosur me luftë dhe vetëm ajo i luan. Këta kufinj janë vendosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, pra janë kufinjë lufte.

E vetmja gjë që ai e mbështet Presidentin është njohja reciproke e cila duhet të diskutohet me Serbinë. Haradinaj gjithashtu u shpreh se të vetmit që intereson të lëiz kufinjtë e vendit tonë është Vladimir Putinit.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje