Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Happy Planet Index” publikon raportin, ja renditja e Shqipërisë

August 13
16:35 2016

Një studim i kryer së fundmi nga “Happy Planet Index” për lumturinë sjell një qasje të re.  Indeksi i “Planetit të Lumtur” e mat lumturinë dhe shëndetin jo në një mënyrë të izoluar, por përmes një standardi të ri, atë të qëndrueshmërisë.

Përllogaritja bëhet përcaktuar në faktorë të tillë si: jetëgjatësia e popullsisë, shpërndarja e barabartë dhe gjurmët ekologjike të secilit vend. Vendet më të suksesshme konsiderohen ato në të cilat njerëzit jetojnë më gjatë e më të lumtur, me kosto mjedisore të ulëta.

Dhe vendet e para në renditje nuk janë ato që jemi mësuar të shohim zakonisht, vendet e perëndimit apo vendet nordike. Indeksi rendit 140 vende, ku ndër 10 të parat renditen edhe vendet e Amerikës Latine dhe Azisë.

Përbën çudi pozicioni i Shqipërisë, e cila renditet e 13-a me një jetëgjatësi mesatare 77.3 vjet dhe tregues të tjerë si mirëqenia, barazi të ardhurash dhe sipërfaqe toke për frymë mbi mesataren.

Burimi: Monitor

/Blitz.al/

Shperndaje