Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Hapja ose jo e negociatave, ja kur do të jepet vendimi për Shqipërinë

Hapja ose jo e negociatave, ja kur do të jepet vendimi për Shqipërinë
September 18
17:16 2019

Deputetët e Gjermanisë do të vendosin me 26 shtator për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky propozim  është bërë nga grupi parlamentar i CDU dhe SPD.

Të enjten që vjen, Bundestagu gjerman pritet të zhvillojë një debat 45 minutësh me dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/CSU dhe SPD për “marrëveshje të Bundestagut dhe Qeverisë Federale” për aplikimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kërkojnë hapjen  negociatave pas rekomandimeve pozitive të dhëna nga Komisioni europian, i cili dhe edhe argumentet në muajin maj se pse  këto dy vende meritojnë hapjen e negociatave.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani. Gjatë  qëndrimet të tij në Berlin, shefi i qeverisë shqiptare zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe  kryetarin e Parlamentit.

Burimi:BalkanWeb

Share