Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hapja e dosjeve, kreu i OSBE-së: Zbatimi po zvarritet

Hapja e dosjeve, kreu i OSBE-së: Zbatimi po zvarritet
October 28
11:18 2016

Bernd Borchardt, kreu i OSBE-së në Shqipëri, ka akuzuar politikën shqiptare se nuk po e merr seriozisht krijimin e autoritetit që duhet arritur pas hyrjes në fuqi të ligjit të dosjes.

Pavarësisht se ka kaluar një vit që nga hyrja në fuqi e ligjit dhe Kuvendi disponon një listë me 11 kandidatë për 5 anëtarët e autoritetit, ende nuk është bërë asgjë.

“E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin”,- është shprehur, ndër të tjera, Borchardt.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa ishte i pranishëm në veprimtarinë “Hapja e dosjeve të sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë” organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung, në kuadër të “Ditëve të kujtesës”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje