Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hapet aeroporti i Brukselit, tre fluturime drejt Europës në shenjë simbolike

Hapet aeroporti i Brukselit, tre fluturime drejt Europës në shenjë simbolike
April 03
12:39 2016

Pas sulmeve terroriste që morën jetën e shumë të pafajshme 12 ditë më parë, është rihapur aeroporti i Brukselit me kontrolle të shumta sigurie. Autoritetet e aeroportit të Zaventemit kanë pohuar se tre fluturime do të nisen në mënyrë simbolike drejt destinacioneve europiane.

“Fluturimi i parë i kompanisë Bruksel Airlines me destinacion jugun e Portugalisë është planifikuar në orën 13:40. Më pas një fluturim tjetër do të ketë destinacion Athinën dhe i fundit do të niset drejt Torinos, Itali, duke dhënë kështu një sinjal shpresëdhënës që reflekton vullnetin dhe forcën tonë për të kapërcyer këtë përvojë të hidhur”, – ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i aeroportit të Brukselit, Arnaud Feist.

Sulmet terroriste të zhvilluara me një diferencë kohore prej 4 muajsh nga tragjedia e Parisit, të shkaktuara nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik, u morën  jetën 32 njerëzve dhe plagosën rreth 340 të tjerë.

Komento
Shperndaje