Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hapen negociatat për anëtarësimin në BE: Diplomatja europiane vjen në Tiranë!

Hapen negociatat për anëtarësimin në BE: Diplomatja europiane vjen në Tiranë!
April 17
09:20 2018

 

Mëngjesin e sotëm, prestigjozja Deutsche Welle ka dhënë lajmin e mirë që në datën 17 prill, pra sot, Shqipëria do të marrë më në fund dritën jeshile për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”, – u shpreh Kukan për DË.

Nga ana tjetër, shefja për politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të vijë sot në Tiranë, ku sot dhe nesër do të ketë disa takime pas dorëzimit të progress raportit në KE për hapjen e negociatave.

Axhenda: 
Ora 16:30 Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama do bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

Ora: 17:00 Ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin do zhvillojë takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ora: 17:30 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Neser: Takimet zyrtare të Mogherinit do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje