Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Halim Kosova flet për takimin me Ramën dhe shkëmbimin e batutave mes tyre

Halim Kosova flet për takimin me Ramën dhe shkëmbimin e batutave mes tyre
June 15
12:18 2017

I vetmi demokrat në festën e 26-vjetorit të Partisë Socialiste ishte doktori Halim Kosova, i cili kandidon për deputet për PD-në në zgjedhjet e 25 qershorit.

Prania e doktor Kosovës u komentua gjatë për shkak të batutave të shkëmbyera mes tij dhe Ramës.

I ftuar në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Kosova ka treguar çfarë ka ndodhur:

“Nuk është se kisha shumë kohë që të shkoja te festa e PS-së dhe me shaka u thosha: Pse më thatë kaq vonë që të kisha bluzë me numrin 6. Edhe po ta kisha nuk do ta vishja. Mendova, po sikur të dalë ndokush të thotë: Ore, po ç’do këtu, pse erdhe këtu te festa jonë. Dhe u thashë atyre të partisë: Ore, ma sillni atë ftesën në dorë, që ta kem, mos më del ndonjë aty. Por pastaj e harrova në shtëpi. Ta them origjinal, unë kur i shkoj ndonjërit për ditëlindje, i marr ndonjë të dhënë më përpara, ke marrë këto notë, nëna jote kështu. Kur më tha njëri: Mos kërko kot të dhëna për PS-në se ka lindur në shtëpi. Kur shkon për urim, se dy ftesa kishin çuar te PD, thashë, ç’a t’u çoj ndonjë gjë? Për fat ndoshta gjeta ndoshta  gjënë më të bukur: një album me punën që është bërë për maternitetin në 70 vite që në kohën e Italisë. Album që si ia thashë edhe Ramës  se si nën moton “punë, jo fjalë” çfarë mund të bëjë njeriu. Pa premtime, por vetëm punë këmbëngulëse 24 orë në 24”,- tregoi Kosova.

Më tej doktori ka rrëfyer:

“Kjo i pëlqeu shumë Ramës. Kur po ikja në drejtim të qendrës kur po i shkoja për t’i uruar të gjithë më thoshin: Urime që erdhe! Dhe unë u thosha: Kam ardhur vetëm për vizitë, jam vetëm për qokë. Kur foli zoti Rama nuk kishte timonin, por kishte mikrofonin. Kur e kap një njeri timonin ose mikrofonin ti nuk ke ç’bën e ai tha: “I vetmi votues kundër është doktor Halimi”. Kur u afrua i thashë: Nuk dua me ta prish ditëlindjen, por që kur kam ardhur këtu të gjithë më thanë: Me ty jemi, por këtu kemi ardhur nga halli”,- përfundoi ai. /Blitz.al/

Shperndaje