Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hakohen kompjuterët e kampit të Hillary Clinton! E pabesueshme kush gjendet pas këtij akti!

Hakohen kompjuterët e kampit të Hillary Clinton! E pabesueshme kush gjendet pas këtij akti!
July 30
13:29 2016

Sistemet kompjuterike të kampit demokrat në Amerikë janë hakuar ditët e fundit dhe ekspertët kanë bërë të mundur të vërejnë një ndërhyrje të jashtme. Megjithatë ata kanë qetësuar qytetarët duke thënë se këta hakera nuk kanë mundur të kenë akses në software-in e brendshëm të partisë dhe në diskutimet konfidenciale mes anëtarëve lidhur me fushatën zgjedhore.

Ajo çka kanë gjetur përfaqësuesit e FBI-së është se këto hakime vijnë nga shteti rus. Kongresmenia Meredith Kelly ka treguar se menjëherë pasi ata kanë zbuluar se disa hakera rusë janë munduar të “vjedhin” informacione konfidenciale, kanë ndërmarrë një aksion për të siguruar edhe më tepër sistemet operative dhe kanë garantuar se ky incident nuk do të ndodhë më.

Ka dyshime se ky hakim vjen pas deklaratës së Donald Trump se Hillary Clinton ka fshirë 3000 email-e gjatë kohës që ajo ka qenë Sekretare e Përgjithshme e shtetit amerikan, email-e që përmbajnë informacione shumë të vlefshme mbi bëmat e saj. Gjithashtu është vënë re se Trump ka një admirim për presidentin rus Putin dhe një aleancë e heshtur ekziston mes tyre. Megjithatë këto mbeten thjesht aludime të kampit demokrat, që janë duke punuar me seriozitet për të gjetur fillin e kësaj historie.

Drejtori i CIA-s nuk ka dashur të mbajë anë në këtë ngjarje, por thjesht ka thënë se për aq kohë sa ka një dëshirë për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhjet amerikane, kjo duhet të trajtohet seriozisht dhe jo si një lojë mes konkurrentësh. /Blitz.al/

Shperndaje