Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hakmerret Turqia, bombardon ISIS dhe kurdët në Siri

Hakmerret Turqia, bombardon ISIS dhe kurdët në Siri
August 23
10:14 2016

Turqia ka vendosur të hakmerret ndaj Shtetit Islamik dhe kurdëve pas sulmit të pak ditëve më parë në Gaziantep.

Ajo ka sulmuar ISIS dhe grupet militante kurde në Siri, ndërkohë që rreth 1,500 rebelë sirianë që mbështesin Turqinë, janë duke pritur për të sulmuar.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, u shpreh se identiteti i bombarduesit në dasmë (që fillimisht u mendua se ishte fëmijë), ende nuk është konfirmuar. Më shumë viktima të këtij sulmi janë duke u identifikuar pas sulmit me mbi 50 viktima dhe 100 të plagosur.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është shprehur se ISIS duhet pastruar tërësisht nga Siria veriore. Megjithatë, bombardimet turke kanë goditur edhe pozicionet e milicëve kurdë YPG, një grup rebel që lufton për autonomi brenda Turqisë prej viteve 1980.

Kurdët akuzojnë Turqinë për përdorimin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të sulmuar PKK në Turqi dhe Irak, e tanimë edhe YPG në Siri. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje