Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hakerat serbë sulmojnë Ambasadën Shqiptare në Kosovë

Hakerat serbë sulmojnë Ambasadën Shqiptare në Kosovë
January 11
09:27 2017

Faqja zyrtare e Facebook-ut të Ambasadës Shqiptare në Kosovë është sulmuar nga hakerat serbë.

Në foton e kopertinës të faqes “Albania in Kosovo” është vendosur një mbishkrim “Jeni hakeruar” dhe “Kosova është Serbi”.

Ky sulm ka ardhur vetëm 2 ditë pasi hakerat shqiptarë “Anonymous Albania” kanë paralajmëruar sulme ndaj Francës dhe Serbisë në rast se ekstradohet Haradinaj në Beograd.

Në njoftimin që hakerat serbë kanë nxjerrë në Youtube, pas hakerimit të kësaj faqeje, thonë: “Ky është mesazhi për shqiptarët, institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”.

Më poshtë mund të ndiqni videon.  /Blitz.al/

Shperndaje