Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Getoarit në Tiranë

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Getoarit në Tiranë
July 25
16:49 2016

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e reperit Getoar Selimi, në Tiranë.

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj nga Kamza të cilët akuzohen për vjedhje. Sipas asaj që raporton “Panorama.al”, 17-vjeçari me inicialet D.K. për të cilin mësohet se është autori i grabitjes ka arritur të marrë nga shtëpia ku Getoari bashkëjeton me moderatoren Marina Vjollca, një orë me vlerë 35 mijë euro, të cilën më pas ja ka dhënë 20-vjeçarit Mërgim Lala.

Mësohet se gjatë kontrollit në shtëpinë 20-vjeçarit policia ka gjetur orën e vjedhur. /Blitz.al/

Shperndaje