Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hafizi përpara Kongresit të PS-së: Jam kundër referendumit të propozuar nga Rama

Hafizi përpara Kongresit të PS-së: Jam kundër referendumit të propozuar nga Rama
March 18
13:58 2016

Mimoza Hafizi ka thyer heshtjen një ditë përpara Kongresit të Partisë Socialiste duke shprehur qëndrimin e saj kundër referendumit të propozuar nga kryeministri Rama. Sipas Ramës duhet mbajtur një referendum nëse duhet apo jo të kryen zgjedhje për kryetar të partisë. Por sipas Hafizit, kjo nuk është gjë tjetër veçse një pyetje për të ushtruar një mandat pa zgjedhje.

Deputetja e PS-së është shprehur se anëtarëve të partisë nuk po u jepet një zgjedhje për kryetarin që këta të fundit duan të kenë me parimin “një anëtar, një votë”, por u propozohet një referendum që nuk përmban aspak zgjedhje në hartimin e tij.

Referendumet, sipas Hafizit, mbahen kur ka një problem që kërkon zgjidhje, por PS nuk ka ndonjë problem që kërkon zgjidhje, thjesht kërkon kandidatë ballë për ballë dhe të fitojë më i votuari, siç ndodh në çdo zgjedhje.

Etiketimet
Shperndaje