Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habitet ministri i Brendshëm, Këshilli i Sigurisë s’u mblodh për Lazaratin, pse për Balilin?

Habitet ministri i Brendshëm, Këshilli i Sigurisë s’u mblodh për Lazaratin, pse për Balilin?
January 27
15:35 2017

Nga Anduena Llabani

Vendimi i kreut të shtetit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për rastin “Balili” nuk është pritur mirë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. 

Nga Berati, kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme shprehet i çuditur nga fakti, kur kjo strukturë nuk është mbledhur as për hashashin e Lazaratit.
“Këto ditë po çuditet publiku me thirrjen nga Presidenti i Republikës të Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Lazaratin. Po çuditet publiku pasi Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i painformuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuatë politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak Policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri”,- tha Tahiri.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje