Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit me deklaratën në gjyq, Astrit Avdyli: “Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”

Habit me deklaratën në gjyq, Astrit Avdyli: “Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”
November 13
12:20 2018

‘Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’. Kjo ka qenë deklarata befasuese e bërë nga salla e gjyqit sot nga Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vol-Vo 4”, duke përmendur kështu edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste.

Ballkanweb ka siguruar dëshminë e Avdylit para togave të zeza Avdyli, ku ai foli edhe për njohjet me u shpreh se Ndokat i kishte miq. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, tha ai.

Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje