Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit ish- drejtori i përgjithshëm i Juventusit: “Unë nuk do e kisha marrë Ronaldon 33-vjeç”

Habit ish- drejtori i përgjithshëm i Juventusit: “Unë nuk do e kisha marrë Ronaldon 33-vjeç”
August 29
16:48 2018

Luciano Moggi, ish-drejtori sportiv i Juventusit i përjashtuar përjetësisht nga federata italiane pas skandali të “Calciopolit”  në një deklaratë për ‘Corrier dello Sport’ ka bërë me dije se ai ka pasur mundësin të nënshkruajë Cristiano Ronaldo në vitin 2003. Ai gjithashtu ka thënë se nëse ai do të ishte në krye të Los Blancos nuk do të shpenzonte112 milionë euro për një lojtar që tashmë është 33-vjeç.

“Futbolli mbetet jeta ime, edhe pse futbolli i sotëm ma shpif. Edhe nëse do të doja nuk do të mund të qëndroja jashtë. Vazhdojnë të më telefonojnë dhe të më kërkojnë këshilla,”

Për Juventus, ai tha: “Mbeten shumë pranë këtij klubi dhe shpesh bisedoj me Andrea Agnelli. Është një djalë i zgjuar. Ka qëndruar pranë nesh 12 vjet dhe i ka mësuar të gjitha. Ai e di mirë se Juventus ka fituar 36 tituj, të gjithë në fushën e lojës. Askush nuk e ka ndihmuar ndonjëherë të fitojë padrejtësisht.”

I pyetur nëse kishte qenë ai që ia kishte sugjeruar blerjen e Cristiano Ronaldo, Moggi u përgjigj: “Jo, ka vendosur FIAT. Unë nuk do ta kisha marrë sot. Kur ishte 18 vjeç më pëlqente. Fola me Sportingun e Lisbonës dhe i propozova një shkëmbim me Salas, të cilit do t’i jepnim edhe 5 milionë euro dëmshpërblim. Por Salas shkoi te River Plate, ndërsa Ronaldo zgjodhi Manchester. Ishte koha kur te Juventus nuk kishin para për të investuar.”

Më pas, Moggi vazhdon: “Do ta kisha shitur më parë Higuain për 50 milionë euro dhe e përsëris që nuk do të kisha marrë Ronaldo tani që është 33 vjeç. Në Spanjë më kanë thënë se ai nuk gëzon kur shënon një shok ekipi dhe Perez më tha se donte të largohej sepse ai nuk kishte pranuar që Real Madrid ta bënte Real Ronaldo.”

Në fund, “Big Luciano” shtoi: “Bonucci? Shkëmbimi me Caldara ishte një gomarllëk i madh… Titullin? Unë mendoj se e fiton Inter, bujshëm!”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje