Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Guri Përgjegji: Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi

Guri Përgjegji: Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi
August 23
09:38 2016

Detaje të reja janë zbardhur së fundmi nga dëshmia e Guri Përgjegjit në polici. Në seancën me dyer të mbyllura që ka zgjatur rreth 40 minuta, ai nuk ka pranuar në asnjë moment akuzat se ka abuzuar seksualisht me të bijën adoleshente. Pavarësisht deklaratave, trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg 46-vjeçarin nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale në gjini”.

Burime për “GSH” kanë bërë të ditur se i akuzuari ka pohuar se kishte qenë me të bijën në Peshkopi dhe kishin ndaluar në një rrugë tjetër nga e zakonshmja, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë lidhur me akuzën e përdhunimit.

Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër. Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi., është shprehur ai përpara trupit gjykues.

I pyetur nëse 15-vjeçarja është e bija, Guri Përgjegji është shprehur “Nuk di çfarë të them”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje