Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gulen: Erdogan është helmuar nga pushteti, BE është e vetmja rrugë për Turqinë demokratike

Gulen: Erdogan është helmuar nga pushteti, BE është e vetmja rrugë për Turqinë demokratike
July 29
09:28 2016

Pas akuzave të shumta të presidentit turk Erdogan kundrejt Fetullah Gulen, edhe ky i fundit ka reaguar në një intervistë për median italiane, Corriere della Sera.

“Unë refuzoj me forcë çdo akuzë për një përfshirje timen në grushtin e shtetit. Futja në BE është e vetmja rrugë që Turqia të jetë demokratike…” – ka thënë ai.

Ndërkohë ai shprehet i sigurt se Amerika do ta mbrojë nga kërkesa për ekstradim nga Ankara-ja, duke qenë se qeveria turke aktualisht është duke punuar me forcë për këtë gjë.

Ai ka thënë se fillimisht e ka besuar Erdogan-in dhe punën e tij, pasi në mandatin e parë sipas Gulen, ai ka ndërmarrë disa reforma shumë të mira demokrtatike. “Duket se pasi ka qëndruar në pushtet për një kohë të gjatë, presidenti Erdogan dhe partia e tij, janë infektuar nga helmi i pushtetit. Tani pendohem që i  kam besuar për gjërat që premtonin se do t’i çonin në fund…” – ka përfunduar Gulen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje