Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Guisy Ferreri merr “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Veliaj

Guisy Ferreri merr “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Veliaj
November 29
11:42 2016

Siç është bërë me dije edhe nga media këto ditë, këngëtarja italiane Giusy Ferreri ndodhet në Tiranë për të kënduar në një koncert që do të mbahet te sheshi “Nënë Tereza” sot në mbrëmje me rastin e Natës së Bardhë dhe 29 Nëntorit.

Këngëtarja është vlerësuar edhe me “Çelësin e qytetit” në një takim që ka pasur me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

“Falënderoj shumë kryetarin tuaj bashkiak shumë special. Jam krenare për këtë dhuratë të mrekullueshme. Ju pres të gjithëve te sheshi “Nënë Tereza”, ku do të jem në koncert me orkestrën. Ju mirëpres të gjithëve!” – është shprehur Ferreri pasi ka marrë vlerësimin nga Bashkia e Tiranës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje