Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grushtohen dy zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës

Grushtohen dy zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës
September 09
19:56 2016

Dy zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre. Mediat kosovare bëjnë të ditur se janë përleshur sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku dhe drejtori i Financave në ministri, Vlorat Gashi.

Kjo ngjarje është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në lëndim të trupit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, – është shprehur ajo. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje