Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grushti i shtetit, Turqia arreston vëllanë e Fethullah Gülen

Grushti i shtetit, Turqia arreston vëllanë e Fethullah Gülen
October 02
14:17 2016

Mediat shtetërore në Turqi kanë bërë të ditur arrestimin e vëllait të Fethullah Gülenit, i cili akuzohet për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit në Korrik 2016 në Turqi.

Referuar lajmit të agjencisë së lajmeve “Anadolu”, Kutbettin Gülen është arrestuar në shtëpinë e një të afërmi të tij në Gaziemir, provincë perëndimore e Izmirit. Ai është i pari ndër motrat dhe vëllezërit e Fethullah Gülen, i cili arrestohet për tentavën e grushtit të shtetit.

Kutbettin Gülen akuzohet se është pjesë e lëvizjes që drejtohet nga armiku i presidentit Erdogan. Pa dhënë detaje të mëtejshme, “Anadolu” bën të ditur se konkretisht ai akuzohet për “anëtarësim në një grup të armatosur”.

Mësohet se vëllai i Fethullah Gülen është duke u marrë në pyetje nga policia antiterroriste. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje