Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grushti i shtetit në Turqi, pjesëtarët e FETÖ-s komunikuan nëpërmjet Whatsapp-it

Grushti i shtetit në Turqi, pjesëtarët e FETÖ-s komunikuan nëpërmjet Whatsapp-it
July 16
18:03 2016

Pjesëtarët e forcave të armatosura turke , pjesë e organizatës terroriste FETÖ, gjatë përpjekjes së ekzekutimit të grushtit të shtetit mbrëmjen e kaluar kanë komunikuar me njëri–tjetrin përmes mesazheve në një grup Whatsapp-i.

Ata kishin formuar një grup në këtë aplikacion të quajtur “Yurtta sulh Biziz”(Ne të kemi paqe në vend). Administratori i këtij grupi ishte një oficer, Murat Celebiouglu, i cili lëshonte urdhra në përpjekje për një grusht shteti përmes këtyre mesazheve, një prej të cilëve ishte që qendra e trafikut të rrugëve në Stamboll të bllokohej.  Në grup shihen postime të shumta  në lidhje me marrjen peng të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Umit Dundar. Pjesë e këtyre shkrimeve kanë qenë edhe urdhrat për dërgimin e autoblindave dhe tankeve në vende të ndryshme të Stambollit që ata i konsideronin strategjike si dhe goditja ndaj çdo gjëje që dilte pengesë gjatë tentimit të grushtit të shtetit.

 

Shperndaje