Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grushti i shtetit në Turqi, 1900 vite burg për Fethullah Gulen. Bastisen 44 kompani

Grushti i shtetit në Turqi, 1900 vite burg për Fethullah Gulen. Bastisen 44 kompani
August 16
15:41 2016

Agjencia e lajmeve “Anadolu” ka bërë të ditur kërkesën e prokurorëve turq, të cilët, përveç dy dënimeve të përjetshme, kanë kërkuar që kleriku Fethullah Gulen të dënohet me 1900 vite burg. Në aktakuzën prej më shumë se 2500 faqe, të dorëzuar këtë të martë, Gulen dhe 111 të dyshuar të tjerë akuzohen për transferimin e fondeve të përfituara nga bamirësi dhe donacione përmes kompanive që përdoren për fshehjen e aktiviteteve të paligjshme (front company).

Ish-aleati i presidentit të Turqisë akuzohet edhe për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik në Turqi, ku mbetën të vdekur 240 persona. Fethullag Gulen akuzohet për përpjekjet për të shkatërruar rendin kushtetues dhe për të formuar e udhëhequr një grup të armatosur terrorist.

Ditën e sotme, policia e Stambollit bastisi 44 kompani turke, të cilat dyshohen se kanë mbështetur financiarisht klerikun Fethullah Gulen. “Anadolu Agency” bën gjithashtu me dije se janë shpallur urdhra arresti për 120 drejtues kompanish. Pas tentativës për grusht shteti, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur ndëshkimin e kundërshtarëve.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Turqia i ka bërë një kërkesë zyrtare Greqisë, të cilës i ka kërkuar ekstradimin e tetë oficerëve turq, të cilët u larguan nga Turqia pasi grushti i shtetit dështoi. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje