Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grusht shteti në Greqi, arrestohet deputeti i partisë Agimi i Artë!

Grusht shteti në Greqi, arrestohet deputeti i partisë Agimi i Artë!
June 18
13:52 2018

Teksa qeveria greke po gëzon nënshkrimin e marrëveshjes me Maqedoninë, në parlament gjëratr nuk po shkojnë siç duhet!

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarius është arrestuar tre ditë pasi prokuroria greke ka urdhëruar për të ndjekje penale, bazuar në akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Deputeti neonazist ka bërë ditën e premte thirrje në parlament për grusht shteti, teksa kërkonte që ushtria të arrestonte presidentin e Greqisë dhe kryeministrin e saj.

Thirrja e tij për grusht shteti është bërë në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me arritjen e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

Burimi: Lapsi.al

Komento
Shperndaje