Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grupi islamik Boko Haram: “Qeveria të lirojë luftëtarët tanë ose ne nuk do t’i lirojmë kurrë këto vajza”

Grupi islamik Boko Haram: “Qeveria të lirojë luftëtarët tanë ose ne nuk do t’i lirojmë kurrë këto vajza”
August 14
14:49 2016

Grupi nigerian islamik Boko Haram ka postuar një video në të cilën supozohet se tregon disa nxënëse të rrëmbyera në shkollën “Chibok”.  Rreth 50 vajza të veshura me shami janë marrë peng nga një militant i Boko Haram, që ofron lirinë e tyre në këmbim të lirimit të luftëtarëve të këtij grupi.

276 vajza janë rrëmbyer në prill 2014 dhe thuhet se më shumë se 200 prej tyre vazhdojnë të jenë peng. Video fillon me një të shtënë dhe një person i maskuar flet në kamera. Ai thotë se disa vajza janë të plagosura dhe në rrezik për jetën dhe 40 prej tyre kanë qenë të martuara. “Ne nuk duam të bëjmë asgjë me këto vajza, kërkesa jonë mbetet e njëjtë. Ne duam që qeveria të lirojë luftëtarët tanë përndryshe ne nuk do t’i lirojmë kurrë këto vajza”,- ka thënë ai.

Gjithashtu ka folur njëra prej vajzave që mbahet peng: “Prindërit tanë duhet të marrin zemër. Bisedoni me qeverinë në mënyrë që ne të ikim në shtëpi”. Në sfond dukej edhe një prej vajzave që mbante një fëmijë në krah. Ekziston frika se nxënëset janë abuzuar seksualisht dhe janë detyruar të martohen me robëruesit e tyre. Mijëra njerëz janë vrarë ose kapur nga Boko Haram, emri i të cilit përkthehet si “edukimi perëndimor është i ndaluar”./Blitz.al/

Shperndaje