Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grupe kriminale ruse hakojnë me miliona llogari në Google, Yahoo dhe Microsoft

Grupe kriminale ruse hakojnë me miliona llogari në Google, Yahoo dhe Microsoft
May 05
13:29 2016

Sipas një raporti investigativ, miliona llogari email-i dhe  kode janë hakuar duke shënuar kështu një shkelje gjigante të privatësisë.

Më shumë se 250 milionë përdoruesve të postës elektronike u janë hakuar llogaritë dhe kodet nga grupe kriminale ruse, sipas “Reuters”.

Alex Holden i Departamentit të Sigurisë ka raportuar shkeljen e të dhënave dhe ka pohuar se ky veprim ka prekur shumë adresa të regjistruara në postën Mail.ro si dhe adresat në Google, Yahoo dhe Microsoft.

Holden tha se është zbuluar se një haker rus ka nxjerrë në shitje rreth 1 bilion adresa. Në total pas eliminimit të adresave identike lista përfshinte rreth 57 milionë adresa në Mail.ro, 40 milionë në Yahoo, 33 milionë adresa në Hotmail dhe 24 milionë llogari në Gmail.

Bashkangjitur raportimit të mësipërm,janë hakuar mijëra adresa gjermane dhe kineze. Një zëdhënës i Google ka thënë për “Mashable” se nuk ishin në gjendje të komentonin incidentin, por do të merren me këtë abuzim sa më shpejt të munden.

Qeveria federale e SHBA-së është goditur po ashtu nga raste të tilla kohët e fundit. Një incident i ndodhur në vitin 2015 i lejoi hakerat të hynin në të dhënat personale të mijëra punëtorëve të Zyrave të Menaxhimit të Personelit. Një shkelje e tillë ka përfshirë edhe të dhënat e 30 mijë punonjësve të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare, DHS.

Komento
Etiketimet
Shperndaje