Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja që shpëtoi 15 jetë njerëzish vetëm prej një mesazhi në telefon

Gruaja që shpëtoi 15 jetë njerëzish vetëm prej një mesazhi në telefon
April 11
14:46 2016

Liz Clegg është një 50-vjeçare, e cila kishte shërbyer si ndihmëse dhe vullnetare pranë një grupi refugjatësh në Calais në Francë. Në qëndrimin e saj atje, ajo bëri të mundur të shpërndante disa aparate celularë për refugjatët, për t’ju ardhur në ndihmë këtyre të fundit.

Clegg ndodhej në një konferencë në New York, kur një mesazh i çuditshëm i erdhi në telefonin e saj. Ishte një nga djemtë e kampit, vetëm 7 vjeç, i cili i kishte dërguar një mesazh duke përdorur një anglishte shumë të dobët, por të kuptueshme, dhe  i kërkonte ndihmë znj. Clegg.

Pas marrjes së mesazhit, Liz telefonoi menjëherë autoritetet policore dhe një grup vullnetarësh për të shkuar pranë kampit sepse diçka kishte ndodhur atje.

Policia gjeti vendndodhjen e aparatit celular nga ishte dërguar mesazhi dhe me të mbërritur atje, vunë re se djaloshi 7 vjeçar që kishte kërkuar ndihmë dhe 14 të tjerë ishin në nevojë emergjente pasi ndodheshin në një tunel ku sasia e oksigjenit ishte shumë e pakët.

Pas ndërhyrjes së policisë, 15 personat u morën dhe u transportuan për në spitalet pranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdes mjekësor.

Etiketimet
Shperndaje