Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja më e shëndoshë në botë është 500 kg

Gruaja më e shëndoshë në botë është 500 kg
December 08
12:35 2016

Një grua egjiptiane, që mendohet se është më e shëndosha në botë, plot 500 kg, do t’i nënshtrohet shumë shpejt një operacioni për heqjen e dhjamit nga një mjek indian.

Eman Ahmed Abd El Aty, 36-vjeçare, do të transportohet nga vendi i saj me një avion privat drejt Mumbait në Indi, ku do të kryejë edhe operacionin.

Kjo është hera e parë që ajo lëviz nga shtëpia e saj në 25 vitet e fundit, pasi me peshën që ka është thuajse  e pamundur.

Fillimisht asaj iu refuzua viza për në Indi nga Egjipti, por pas ndërhyrjes së mjekut që do të kryejë operacionin leja është bërë e mundur.

Pasi të peshohet, nëse rezulton e vërtetë kjo peshë, gruaja në fjalë do të bëhet pjesë edhe e librit të rekordeve “Guinness” si gruaja më e shëndoshë me 500 kg. Deri tani këtë rekord e ka mbajtur Pauline Potter nga Britania e Madhe me 292 kg. /Blitz.al/

Shperndaje