Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja kundër rikandidimit të presidentit të Nigerisë: “Mjaft, ajo e ka vendin në kuzhinë dhe krevat!”

Gruaja kundër rikandidimit të presidentit të Nigerisë: “Mjaft, ajo e ka vendin në kuzhinë dhe krevat!”
October 16
11:00 2016

Gjatë një konference për shtyp të presidentit nigerian në Berlin, ku ishte prezente edhe Angela Merkel, Nigeria Muhammadu Buhari, ka dhënë një deklaratë të paparashikuar dhe që po bën xhiron e rrjetit.

Një gazetare e ka pyetur lidhur me faktin që bashkëshortja e tij, Aisha Buhari, nuk është dakord që bashkëshorti i saj të jetë sërish president i vendit. Menjëherë përgjigjja e tij ka qenë: “Vendi i saj është në kuzhinë, sallon dhe në dhomën e gjumit”.

Nga kjo përgjigje e pazakontë është vënë në siklet edhe kancelarja Merkel, e cila e ka parë në një mënyrë të çuditur presidentin teksa thoshte këto fjalë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje