Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja i jep fund martesës prej 23 vitesh për t’ju dedikuar kafshëve!

Gruaja i jep fund martesës prej 23 vitesh për t’ju dedikuar kafshëve!
May 02
21:08 2018

 

Angela Croft, 49 vjeçe, i ka dhënë fund martesës së saj prej 23 vitesh dhe shiti shtëpinë e saj prej 250,000 paund për të udhëtuar në të gjithë botën dhe për të kaluar kohë me kafshë nga më të ndryshme.

Ish-grafik dizanjerja ka udhëtuar tashmë në Zelandën e Re dhe po planifikon largimin drejt Australisë e më pas do të zhvendoset në kontinentin amerikan.

“Për të qenë e sinqertë, doja të bëja diçka domethënëse me jetën time. Për këtë iu drejtova vullnetarizmit dhe udhëtimeve”, – tregoi Croft.

“Kam qenë gjithmonë e tërhequr pas udhëtimit. Emigrova nga Anglia drejt Zelandës së Re në 2003-shin, por doja të mësoja e të shihja shumë më shumë. Një mbështetje e madhe ka qenë vajza ime, e cila gjithmonë më ka mbështetur e më ka thënë, jepi mami, ndiq zemrën tënde”, – është shprehur 49 vjeçarja.

Angela është shembulli i qartë se të ndjekësh ëndrrat e tua nuk është kurrë vonë, kështu që kurajo! /Blitz.al/

Angela with a dog she’s looked after (PA Real Life/Collect)

Komento
Shperndaje