Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja e Sokratit: Ato që i kam thënë Jonidës, ajo i mori me vete

Gruaja e Sokratit: Ato që i kam thënë Jonidës, ajo i mori me vete
August 18
10:27 2016

Pak ditë pas krimit të dyfishtë të kryer nga 65-vjeçari Sokrat Shani ka reaguar bashkëshortja e tij. Në një intervistë për “GSH”, ajo tregon se ishte në banesë mëngjesin e së hënës, ditën kur autori kreu vetëvrasje në banesën e tij në Krutjen e Sipërme, Lushnjë.

Lidhur me krimin e rëndë të kryer përpara vetëvrasjes dhe viktimën Jonida Çanaku, 29 vjeçe, bashkëshortja e Sokrat Shanit shprehet se e njihte Jonidën, por nuk kishte qenë në dijeni të asgjëje nga ato që kishin ndodhur duke theksuar se ishin efektivët e policisë, ata që gjetën letrat e shkruara.

“Për atë se çfarë ndodhi, nuk kam asnjë të dhënë. Se çfarë bëri ai e shkroi në letër dhe u popullarizua te të gjithë. Bëri krimin atje e më pas vrau dhe veten. Çdo gjë ai e mori me vete, si ai, ashtu edhe ajo. Ne nuk kemi asgjë se çfarë të themi, sepse nuk dimë gjë. Atë se çfarë kishte menduar, e bëri. Unë si grua ia kam thënë vetë zonjës që u vra. Dhe të gjitha i mori me vete ajo”,- është shprehur ndër të tjera ajo. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje