Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja e Ramush Haradinajt sulmon shtetin e Kosovës

Gruaja e Ramush Haradinajt sulmon shtetin e Kosovës
January 06
10:54 2017

Bashkëshortja e liderit të AAK-së që po mbahet i arrestuar në Francë prej dy ditësh tashmë ka sulmuar verbalisht shtetin e Kosovës për herë të parë që prej arrestimit të tij.

Anita Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar institucionet e shtetit për neglizhencë, pasi sipas saj nuk ka akoma asnjë gjë zyrtare nga ministritë, sepse lajmin e ka marrë nga mediat ndërkombëtare.

“Nuk di ç’të them më tepër. Jemi duke pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet”,- ka thënë Anita Haradinaj.

“Po, po, sot fshiheni nën petkun e pushtetit, por nesër, nesër koha do t’flas dhe ju do jeni të harruar e të shkuar! Nesër ti “ministër” Hoxhaj do të jesh gënjeshtar e i paskrupullt në sytë e fëmijëve të tu, ti Edita Tahiri do sorollatesh spitaleve nga dëmet që i ke bërë zemrës duke shtuar kilogramët e tepërt nga drekat e darkat në Bruksel, le që nuk shquheni për zgjuarsi, efikasitet, inteligjencë, por madje  as fotozhenik nuk jeni, as objektivi i aparatit e i kamerës nuk ju do! Jeni tejet irritues kur shfaqeni në publik! Por le t’ia lëmë kohës, ajo do flasë më së bukuri e më së miri për ju. E rëndësishme është që fëmijët e mi kanë shtet edhe atë shtet të barabartë me krejt shtetet e botës sepse optimizmin, dëshirën dhe vullnetin për shtet nuk na e ka mbyt as Serbia, pa le më zvarranikët”,- shkruan ndër të tjera Haradinaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje