Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grinden gjatë debatit, Marku-Ngjelës: “Duhej të ishe në burg me sistemin amerikan”

Grinden gjatë debatit, Marku-Ngjelës: “Duhej të ishe në burg me sistemin amerikan”
May 23
13:57 2017

Emisioni  “Dritare me Rudinën” në “Vizion Plus” është përfshirë nga debati mes të ftuarve në studio, ku Spartak Ngjela dhe Mark Marku kanë shkëmbyer disa replika për ndryshimet e fundit kushtetuese dhe kushtetutën e miratuar në vitin 1998.

Debati është përqendruar te reforma në drejtësi dhe realizimi i Vettingut nga politika. Temë debati ka qenë dhe imponimi i amerikanëve nëpërmjet kushtetutës.

“Atë kushtetutë nuk e bëri Rama. Po të ishe njeri i integruar do ta pranoje që nuk mund t’i imponohet kushtetutës. Kjo kushtetutë është bërë nga një komision parlamentar dhe ka marrë 5 kushtetuta të kthyera. Nuk kanë marrë pjesë amerikanët. Edhe një gjë që kërkuan ata e rrëzova unë. Kërkuan që FBI të ishte nën Ministrinë e Drejtësisë”,-tha Ngjela.

“Këtë kushtetutë që kemi që u riparua 150 herë, kush e ka sjellë? Sabri Godo me Arben Imamin? Kush e bëri?”- i tha Marku.

“Atë kushtetutë e ka bërë një komision parlamentar dhe ka marrë 5 kushtetuta të përkthyera. Pavarësisht se amerikanët nuk kanë marrë pjesë. Një gjë që kërkuan ua rrëzova unë. Kërkuan që FBI të ishte në Ministrinë e Drejtësisë”,- u përgjigj Ngjela.

“Sipas logjikës ti duhej të ishe dënuar se paske hedhur poshtë propozimin amerikan”,- iu kundërvu Marku.

“Ore ç’lidhje ka? A je në vete ti apo jo?”- vijoi Ngjela.

Më pas tonet mes tyre u ulën dhe diskutimi kaloi në faza të tjera. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje