Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grevë 24 orëshe në Greqi, bllokohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë

Grevë 24 orëshe në Greqi, bllokohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë
May 30
11:40 2018

Greva e paralajmëruar 24 orëshe në Greqi, ashtu siç pritej ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit në pikat kufitare me shtetin helen në Shqipëri.

Sipas Ballkanweb, lëvizja është bllokuar që nga ora 7:00 për makinat private dhe autobusët. Lejohet të kalojnë vetëm qytetarë më këmbë dhe urgjencat. Deri tani sipas gazetares sonë kanë kaluar me këmbë 50 persona.

Të njëjtën situatë përshkoi gazetari Mariglen Bidal nga Kapshtica. Ai tha se ka një numër të vogël qytetarësh që po kalojnë.

Sindikata e punonjësve në Greqi, ka lajmëruar se do i bashkohet sindikatave të pavarura, në grevën që do të zhvillohet sot. Pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e doganave duke bërë që gjatë së mërkurës për 24 orë, të pezullohen kalimet e automjeteve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.

Greva do të nisë nga ora 07:00 e mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes. Ndërkohë në këto pika do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerë pa çanta. Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët./Blitz.al/

Komento
Shperndaje