Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greva shtyhet deri të hënën, bllokohet pika kufitare e Kapshticës

Greva shtyhet deri të hënën, bllokohet pika kufitare e Kapshticës
May 21
17:47 2016

Për shkak të zgjatjes së grevës deri të hënën, dogana greke ka vendosur që të mos lejojë kalimin e shtetasve dhe mjeteve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, edhe përgjatë të hënës. Fillimisht u paralajmërua se kjo masë do të ishte vetëm për fundjavën, po në njoftimin e sotëm të saj, dogana greke paralajmëron zgjatje të pezullimit të punës. Siç bën të ditur Policia e Kufirit dhe Emigracionit në Korçë, përjashtim do të bëjnë vetëm rastet emergjente dhe këmbësorët pa automjete.

“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë : Njoftohemi se Dogana greke, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të shtyjë grevën deri ditën e hënë, datë 23.05.2016.
Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor dogana greke, nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.”, thuhet në njoftimin e policisë së Kufirit dhe Migracionit.

Policia e Shtetit u kërkon të gjithë shtetasve që kanë planifikuar udhëtime në shtetin grek përgjatë këtij harku kohor, që të shmangin udhëtimet me mjete private.

Komento
Etiketimet
Shperndaje