Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqia rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane të futbollit

Greqia rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane të futbollit
March 23
14:18 2016

Skuadra greke mund të përjashtohet nga kompeticioni europian pasi ministri grek i Sportit lajmëroi se ai i qëndron vendimit për të mos zhvilluar kampionatin brenda vendit si pasojë e dhunës në tifozeri.

FIFA dhe UEFA kanë dërguar një letër tek autoritetet greke të premten e kaluar, duke u kërkuar këtyre të fundit të rifillojnë kampionatin në datën 1 prill pasi ishte pezulluar nga qeveria një muaj më parë.

Në fund të letrës shkruhej se në mosrespektim të këtij afati do të ketë sanksionime për federatën greke, e cila nuk do të lejohet të marrë pjesë në kompeticionet europiane dhe gjithashtu ekipi kombëtar nuk do të mund të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ministri i Sportit, Stavros Kontonis, është shprehur: “Shpresoj të jem kuptuar qartë kur kam thënë se nuk kemi ndërmend ta rihapim edhe njëherë kampionatin brenda vendit. Kjo sepse përpara lojës dhe argëtimit vendosen të drejtat themelore të shoqërisë si dhe paqja mes njerëzve. Ne deklarojmë sërish se qeveria greke respekton në maksimum parimin e vetë-qeverisjes dhe nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e ndonjë strukture tjetër për sa u përket çështjeve të sportit…”

Thënë këtë, Kontonis e ka përjashtuar kërkesën e FIFA-s duke thënë se autoritetet greke e shohin të arsyeshme mosvazhdimin e këtij kampionati dhe do të jetë gjykata e vendit ajo që do ta shqyrtojë vlefshmërinë ose jo të këtij vendimi.

 

Shperndaje