Blitz

 Breaking News

Greqia ratifikon marrëveshjen e patentave me Shqipërinë

Greqia ratifikon marrëveshjen e patentave me Shqipërinë
January 29
12:41 2020

Paramenti grek ratifikon marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministri i Jashtëm i cili ishte edhe nismëtari i kësaj marrëveshje përmes dialogut të zhvilluar me Greqinë. Në një status në Facebook, Bushati përshëndet nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe shprehet se ajo lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave.

Vendimi është marrë ditën e sotme dhe iu jep të drejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe grekë të përdorin patentat në të dyja vendet.

Kështu, patentat shqiptare do të njihen në Greqi dhe anasjelltas.

Janë rreth 700 euro që kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.Por edhe shqiptarët që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.

Për ish ministrin kjo është një tjetër arritje që pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt.

“Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjidhje për qyetarët në interes të dy vendeve tona.”, thotë ai.

 

Share