Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqia preket nga tërmeti, nuk raportohen viktima

Greqia preket nga tërmeti, nuk raportohen viktima
September 28
18:00 2016

Ditën e sotme një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur Greqinë. Lëkundjet janë shënuar në orën 10:17 paradite në zonën e Kallamatës.

Nga tërmeti ka pasur vetëm dëme materiale në disa banesa të vjetra, por nuk raportohen viktima. Prefektura e Kallamatës ka mbyllur shkollat dhe kopshtet për të qenë më të sigurt.

Gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një aktivitet sizmik në zonën e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale. Sipas sizmiologëve lëkundjet 5.4 ballëshe u shënuan në afërsi të ishullit Rodos, por pa dëme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje