Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqia me tanke në kufirin tonë

Greqia me tanke në kufirin tonë
November 10
12:45 2016

Pas tensioneve verbale të ditëve të fundit mes Shqipërisë e Greqisë, në opinionin publik apo rangje politike, ditën e sotme Greqia ka dërguar disa tanke në kufi me Shqipërinë, ku ata po kryejnë stërvitje ushtarake, siç raportojnë mediat greke.

Lajmi është publikuar në Balkanweb, i përkthyer nga mediat greke.

Duket se Greqia, pas debateve me fjalë, ka kaluar te veprat, për të dërguar një mesazh të qartë se janë më të fuqishëm ushtarakisht.

Gjithsesi kujtojmë se Shqipëria është pjesë e NATO-s, ashtu si edhe Greqia, e në rast të çdo cënimi të territorit, forcat e NATO-s ligjërisht janë të detyruara të ndërhyjnë menjëherë për të mbrojtur territorin e Republikës së Shqipërisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje